Connect with us

Lajme

SHBA-ja dhe sauditët diskutojnë për luftën në Jemen

Publikuar

më

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Saudit Faisal bin Farhan, zhvilluan një bisedë në të cilën trajtuan një varg çështjesh, duke filluar nga të drejtat e njeriut dhe deri te lufta në Jemen, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken, gjatë bisedës theksoi përparësitë kryesore të administratës së re amerikane, përfshirë të drejtat e njeriut dhe përfundimin e luftës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë.

Ministri i Jashtëm saudit i ka thënë Blinkenit se Riadi është i etur të bashkëpunojë me administratën e presidentit Joe Biden për të mbështetur “sigurinë dhe stabilitetin”, njoftoi Agjencia Zyrtare e Shtypit në Arabinë Saudite.

Kjo është biseda e parë mes kryediplomatit të ri amerikan me homologun e tij saudit, në të cilën gjithashtu u diskutua për antiterrorizmin dhe bashkëpunimin për të parandaluar sulmet kundër Arabisë Saudite, tha Price.

Më parë, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se administrata e tij do të ndalë mbështetjen për “operacionet ushtarake<em>” në Jemen nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Shumë ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë kërkuar që Uashingtoni t’i japë fund përfshirjes ushtarake në konflikt. Jemeni është përfshirë në një luftë civile më 2015 nga e cila kanë mbetur të vrarë më shumë se 100.000 njerëz.

Shumica e popullsisë në Jemen është në prag të urisë. Konflikti zhvillohet ndërmjet grupit Huthi të cilët mbështeten nga Irani dhe qeverisë së mbështetur nga sauditët. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se synojnë të revokojnë një emërtim terrorist për lëvizjen Huthi në përgjigje të krizës humanitare të Jemenit.

Biden tha më 4 shkurt se lufta, e konsideruar si një konflikt ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, “duhet të marrë fund”. Ai gjithashtu emëroi diplomatin veteran të SHBA-së, Timothy Lenderking si të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Jemenin.

.

Shqipëri2 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme3 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme5 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni6 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri7 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni8 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni8 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme8 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme8 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni8 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK