Lajme
Sela: Fitorja e madhe e Aleancës dhe e shqiptarëve fillon nga Tetova

Pas zgjedhjeve të djeshme brenda partiake në Tetovë, kreu i ASH-së Ziadin Sela ka lavdëruar procesin demorkatik të zhvilluar brenda strukurës dhe se thekson që demokracia e brendshme partiake është parakusht themelor për afirmimin e kulturës demokratike të një vendi, transmeton Zyrtare.net
Fitorja e opozitës shton Sela se do të filloj nga qyteti i Tetovës.
“Promovimi dhe avancimi i procedurave demokratike dhe i konkurrencës së ideve përbrenda partive politike është garanca kryesore për rritjen e pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve në vendimmarrje dhe në drejtimin e sistemeve politike. Muzaferit i uroj punë të mbarë në këtë vit kyç për Tetovën dhe secilën komunë me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Urime Muzafer ! Urime Tetovë ! Fitorja e madhe e Aleancës dhe e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të vjeshtës do të fillojë pikërisht nga Tetova !”, shkruan Sela në rrjetin social Facebook.
Dje, Aleanca për Shqiptarët mbajti zgjedhje të brendshme për lidershipin e degës së Tetovës, ku anëtarësia me shumicë votash dhe me votim të fshehtë zgjodhi për kryetar të ri, Muzafer Etemi./Zyrtare.net/

















