Connect with us

Lajme

Sekretari i Qeverisë nuk respekon gjuhën shqipe, portalet i’a nxjerrin dokumentin e firmosur (FOTO)

Publikuar

Funksionarë të lartë qeveritarë nuk respektojnë gjuhën shqipe në komunikimin ndërinstitucional, edhe pse zbatimi i saj mundësohet me Ligjin për gjuhët.

Nëpër disa portale dhe rrjete sociale është piketuar sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili siç shihet në një dokument zyrtar komunikimi me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase, dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

Një praktikë e tillë po ndodhë edhe me funksionarë të tjerë të cilët akoma nuk zbatojnë kushtetutën dhe ligjin për gjuhët, që zyrtarizon gjuhën shqipe edhe në instancat e larta qeveritare.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK