Connect with us

Sport

Sa shumë emocione në Supersport, spikasin Roma-Milan dhe Villareal-Atletico Madrid!

Published

on

Do të jetë një e dielë magjike në ekranin e Supersport e pasur me evente spektakolare futbollistike. Në Serie A kryendeshja e javës do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 dhe do të jetë ajo e Olimpicos me Romës dhe Milanit. Kuqezinjtë të cilët vinë në këtë duel pas dy humbjesh radhazi në kampionat, do të kërkojnë të reagojnë pikërisht përballë kryeqytetasve të Fonsecas që kanë aktualisht vetëm 5 pikë më pak se Milani dhe synojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Si Roma ashtu edhe Milani vinë në këtë përballje pas kualifikimeve që arritën në Europa League. Interi ndërkohë ka mundëisnë ideale për t’u shkëputur pasi pret në San Siro në orën 15:00 Genoan në një ndeshje që duhet fituar me të gjitha mënyrat nga ana e skuadrës së Contes e cila do të kërkojë të thellojë avantazhin me skuadrat ndjekëse.

Një sfidë të lehtë në letër ka edhe Napoli që sfidon Beneventon në derbin jugor. Në La Liga vëmendja më e madhe do të jetë tek takimi mes Villareal dhe Atletico Madrid, me Los Colchoneros që do të synojnë të ngrejnë kokë në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj nëndetëses së verdhë. Në Francë supersfida e javës është ajo që do të luhet në mbrëmje mes Marseille dhe Lyon ndërkohë që në Holandë spikasin dy super ndeshje klasikja për titullin mes PSV-së dhe Ajaxit që do të luhet në orën 14:00 dhe dueli mes AZ dhe Feyenoord që do të zhvillohet në orën 16:45. Në Bundesliga sfida që spikat më shumë është ajo mes Leverkusen dhe Freiburg e orës 18:00.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com