Connect with us

Lajme

“Ronaldo nuk përshtatet me skemat e Pirlos, dështim po s’fitoi Champions”

Published

on

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ai shprehet se ishte projekt i gabuar për “Zonjën e Vjetër” blerja e ish-yllit të Realit, pasi ai nuk përshtatet me stilin e lojës së tyre. Madje, ai deklaron se nëse nuk fitojnë Champions League, transferimi i Ronaldos në Torino mund të quhet edhe i dështuar.

Juventus e transferoi Cristiano Ronaldon për të fituar Champions League, por me ardhjen e tij ata kanë bërë akoma dhe më keq sesa kanë bërë më parë kur ai nuk ishte pjesë e tyre. Bardhezinjtë do ta fitonin pa problem Serie A edhe pa portugezin. Ishte një projekt i gabuar nënshrkimi me të”, deklaron italiani.

Ai do të vazhdojë të shënpjë gola sepse kjo është ajo që CR7 di të bëjë më mirë. Golat e tij të shënuar me kokë janë thjesht unik. Problemi qëndron tek stili i lojës që kërkon Andrea Pirlo. Ai dëshiron të ndërtojë lojën, të bëjë presion ndaj kundërshtarëve dhe të luajë midis reparteve, ku Cristiano nuk merr pjesë. Nëse ata nuk fitojnë Champions, mendoj se do të quhet dështim transferimi i Ronaldos te Juventus”, përfundon Cassano.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com