Connect with us

Sport

Ronaldo e Georgina me “zemër të artë”, paguajnë për kurimin e një 7-vjeçari

Publikuar

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i talentuar, por edhe një njeri me zemër të madhe, pasi së fundi i është përgjigjur apelit të një familjeje portugeze, për të paguar shpenzimet e disa operacioneve për djalin e tyre.

Bëhet fjalë për Tomasin 7-vjeçar, i cili vuan nga neuroblastoma, një lloj tumori që ka origjinën nga qelizat e sistemit nervor simpatik dhe për të provuar kurimin, nevojitej një shumë mjaft e madhe parash.

Prindërit e Tomas bënë përpjekje të shumta për të siguruar këtë shumë, deri në momentin që apeli shkoi te CR7, i cili bashkë me të shoqen Georgina Rodriguez, vendosi të paguajë të gjithë shifrën që duhet për kurimin e djaloshit portugez.

Lajmin e bëri të ditur motra e Georginës, Ivana Rodriguez, e cila në një status në rrjetet sociale zbuloi se tashmë Tomasi 7-vjeçar ka shkuar në Barcelonë, ku do t’u nënshtrohet një sërë ekzaminimesh, para se të vendoset edhe mënyra e ndërhyrjes.

“Tomas është tashmë në udhëtim për në Barcelonë, ku do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve dhe do të fillojë kurën për trajtimin e kancerit në spitalin Vall d’Hebron”. Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën tuaj, solidaritetin dhe zemrën e madhe. Faleminderit shumë për përkrahjen që i mundësuat Tomasit”, shkroi Ivana në Instagram.

NA NDIQ NË FACEBOOK