Connect with us

Lajme

Rikthehet saga e hakmarrjeve në Fier/ Ekzekutohet Shkëlzen Kastrati, në 2016-ën i vëllai u përplas me familjen Binjaku

Publikuar

 Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Sheq në Fier, në vendin e njohur si “Ura e Sheqit” në orën 10:30. 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku. Në vitin 2016, ai i shpëtoi një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj.

Por si ndodhi vrasja e sotme? 

Në një orë tejet të frekuentuar të ditës, Shkëlzen Kastrati po drejtonte makinën tip ML, e cila nuk rezulton e regjistruar në emër të tij, në hyrje të fshatit Sheq. Teksa i është afruar Rotondos, një makinë tip “Range Rover”, me disa persona brenda i ka prerë rrugën. Në këtë moment, një person e ka qëlluar viktimën me breshëri, ndërsa ai ka marrë 2 plumba, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Autorët janë larguar me shpejtësi në dalje të Fierit, ndërsa kanë braktisur makinën dhe e kanë djegur, ndërsa viktima, pasi është qëlluar ka humbur kontrollin e automjetit, është përplasur me një makinë tjetër dhe ka dalë nga rruga. Ai është gjetur i pajetë në makinën e tij, ndërsa po punohet për të zbardhur identitetin e autorëve dhe motivet e ngjarjes së rëndë./dosja.al

NA NDIQ NË FACEBOOK