Connect with us

Lajme

Refuzohet padia e Nedelkovës kundër Kiro Zdravev dhe dy anëtarëve tjerë të Këshillit Gjyqësor

Publikuar

Prokuroria Themelore Publike ka hedhur poshtë padinë penale të gjykatëses nga Gjykata Supreme, Lidija Nedellkova kundër kryetarit të Këshillit Gjyqësorë, Kiro Zdravev dhe dy anëtarëve tjerë të Këshillit.

“Nga analiza e hronologjisë së veprimit të tërësishëm doli se Këshilli Gjyqësor  në seancën e mbajtur më 29.09.2020 ka debatuar  pas raportit të Komisionit me të cilin propozohet  ndërprerja e procedurës  kundër të dëmtuarës. Por,  gjatë votimit  nuk është arritur shumicë e nevojshme prej dy të tretave që vendimi të kalojë, dhe sipas nenit 60-të të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit  për Këshill Gjyqësor është vlerësuar se nevojitet  përpunim i lëndës dhe listat janë kthyer në Komision. Zgjedhja e anëtarit të ri të komisionit të lëndës  është kryer me short, sipas nenit 56 paragrafi 3 i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshill gjyqësor. Nga procesverbalet konstatohet se  njëra nga anëtaret e denoncuara të Këshillit gjyqësor aspak  nuk është paraqitur për të marrë fjalën gjatë debatit për raportin, ndërsa e denoncuara tjetër është lajmëruar për të marrë fjalën  dhe ka dhënë mendim të arsyetuar  për të cilën nuk mund të thiret në përgjegjësi, duke i marrë parasysh të drejtat dhe obligimet  e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të shënuara me ligj. Komisioni për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatësit ka mbajtur këshillim të ri dhe votim më 18.01.2021, por deri te Këshilli ende  nuk ka dorëzuar raport me propozim-vendimin”, citohet në kumtesë.

Gjykatësja  Nedellkova akuzonte kreun e Këshillit Gjyqësorë dhe dy anëtarë tjerë për keqpërdorim të detyrës.

Maqedoni45 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri1 hour ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport2 hours ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni4 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme4 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri4 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK