Connect with us

Sport

Reali pret Getafen në La Liga, spikat edhe Man.United-West Ham në FA Cup!

Publikuar

më

E marta e futbollit në Supersport nuk është vetëm Juventus-Inter, pasi në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe tre sfida të tjera shumë interesante. Reali i Madridit me plot 9 mungesa do të presë në Alfredo Di Stefano, Getafen në derbin e vogël të Madridit, sfidë kjo e prapambetur për javën e parë të kampionatin, të cilën Los Blancos do të provojnë ta fitojnë me të gjitha mënyrat për të ngushtuar përkohësisht në 5 pikë diferencën me Atleticon e vendit të parë. Ndryshe nga dy edicionet e kaluara të La Ligas, Getafe në këtë sezon po has shumë vështirësi dhe nuk po lufton dot për objektiva madhorë, kështu që Los Blancos janë të avantazhuar për të marrë tre pikët përballë një ekipi që në fund të sezonit mund ta shohë veten në garën për mbijetesë.

Zidane në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion emra me peshë si Kroos, Hazard, Dani Carvajal, Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vasquez, Eder Militao, Odriozola dhe Rodrygo, por pavarsisht kësaj Reali e ka stofin për të mposhtur Getafen. Në Supersport në këtë të martë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën e e ruandit të 1/8-ave të FA Cup mes Manchester United dhe Ëest Ham, një ndeshje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi të dyja skuadrat synojnë kalimin në çerekfinale. Ndërkohë nga Kupa e Francës do të vijë takimi mes Lyon dhe Ajaccio i vlefshëm për raundin e 1/32-ave me skuadrën e Rudi Garcias që është dukshëm e favorizuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK