Connect with us

Sport

“Real di të vuajë”, Zidane: Boll me Ramos, klubi ta mbyllë këtë çështje

Published

on

Real Madrid luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Real Sociedad në La Liga, ku i duhet të fitojë me patjetër për të qëndruar në garë për titullin, ku lufton Barcelona dhe Atletico Madrid.

Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i Los Blancos, Zinedin Zidane. Ai foli për skuadrën e tij dhe u ndal te rinovimi i Ramos dhe aktivizimi i pakët i Iscos.

Dëmtimet? Nuk mund të bëjmë asgjë. Jam optimist dhe lojtarët po kthehen në një moment të rëndësishëm. Dua që ata të jenë mirë fizikisht. Për mua gjëja më e rëndësishme është angazhimi i të gjithëve. Ata duan të luftojnë dhe kjo është shumë e mirë për mua.

Rinovimi me Ramos? Unë gjithmonë e kam thënë atë se dua që kjo çështje të marrë fund. Përveç kësaj, nesër kemi një lojë. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme, shohim vetëm atë. Ne nuk mund të shohim prapa dhe as të shohim shumë përpara. Shqetësimi ynë është ndeshja e nesërme.

Minutat e pakta të Isco? Ai nuk është fajtor. Unë duhet të zgjedh. Ka lojtarë që janë shumë të mirë. Isco mund të luajë në një ose dy pozicione, jo në 40. Ai po punon mirë dhe duhet të jetë i durueshëm. Ne e njohim Isco dhe cilësitë e tij dhe do mbështetemi te ai.

Do ta shohim ekipin nesër, por ata që janë stërvitur janë në dispozicion. Tani Liga luftohet nga tre skuadra. Nesër mund të jetë dy dhe pastaj katër. Gjithkush ka mendimin e tij. La Liga është e hapur për të gjithë dhe kushdo që është lart në renditje ka një avantazh. Por kanë mbetur shumë pikë dhe ne do të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Zidane.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com