Connect with us

Lajme

Rama, një letër Albin Kurtit: Ju ftoj në bashkëpunim

Published

on

Kryeministri Rama i ka përcjellë një mesazh urimi Albin Kurtit, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhje, e në pritje për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

“Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjithshme politike.

Duke ju përcjellë këtë mesazh uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave translantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi, por jo për nga rëndësia shëndet e frymëzim në punën tuaj.

Ju lutem ta panonin shprehejn e konsideratës sime të posaçme”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mes të dyve ka një ftohje, ardhur sidomos nga qëndrimet mospajtuese lidhur me Shengenin rajonal.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com