Connect with us

Lajme

Protesta për rastin “Monstra”, përleshje mes protestuesve dhe policisë (VIDEO)

Publikuar

Me moton “Duam drejtësi”, në Shkup u protestua kundër vendimit gjyqësor për rastin “Mostra”. Por, me gjithë paralajmërimin e protestës e cila filloi nga Parku i Çairit, për të përfunduar para qeverisë, kordoni policor ndërpreu marshutën e protestuesve para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, përkatësisht në afërsi të bustit të Hasan Prishtinës, me arsyetimin se në vend ndodhen delegacione të huaja, raporton TVM2.

Pas insistimit të organizatorëve për të vazhduar marshutën, me ndërhyrjen e deputetëve opozitarë, protesta u ndërpre. Por, një pjesë e protestuesve nuk iu bindën thirrjes për përfundimin e protestë dhe u përleshën me policinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK