Connect with us

Lajme

Presidenti meksikan mbështet vendimin e Biden për të ndaluar ndërtimin e murit kufitar

Publikuar

më

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha të premten se ai mbështet vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden për të ndalur ndërtimin e mëtejshëm të murit kufitar ndërmjet dy vendeve.

Një nga urdhrat e parë ekzekutivë të Presidentit Biden ishte ndalimi i punës për ndërtimin e murit, i cili kishte qenë një nga premtimet e para të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump. Gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2016, Trump këmbënguli vazhdimisht se Meksika do të paguante për murin, megjithëse më vonë ai kërkoi fonde nga Kongresi amerikan për projektin.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp të premten, presidenti i Meksikës u tha gazetarëve se ai mbështet vendimin e Presidentit Biden, duke thënë se në të kaluarën, presidentët amerikanë nga të dyja anët e spektrit politik kishin vazhduar me ndërtimin e murit në kufi.

“Pothuajse të gjithë patën bërë pjesët e tyre të murit dhe tani Presidenti Biden ka vendosur se ai nuk do të ndërtojë më një mur në kufi. Pra, është historike”, tha Presidenti Obrador.

Ai gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve që u drejtohen Shteteve të Bashkuara, të përmbahen dhe të mos përpiqen ta kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin SHBA-Meksikë, tani që ekziston një administratë e re amerikane.

Administrata e Presidentit Biden gjithashtu njoftoi të premten se duke filluar nga java e ardhshme, qeveria amerikane do të fillojë të shqyrtojë rastet e azilkërkuesve të detyruar të presin në Meksikë, pjesë e një programi të diskutueshëm të krijuar nga Presidenti Trump.

Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se duke filluar nga 19 shkurti, zyrtarët amerikanë të emigracionit do të fillojnë fazën e parë të një programi për të filluar shqyrtimin e rasteve të njerëzve që ishin bërë pjesë e programit “qëndroni në Meksikë” – i njohur gjithashtu si programi i Protokollit të Mbrojtjes së Emigrantëve (MPP) – i cili detyroi dhjetëra mijëra azilkërkues të presin datën për një seancë në gjykatën e emigracionit në anën meksikane të kufirit.

.

Maqedoni13 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni21 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë49 minutes ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme51 minutes ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme1 hour ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme1 hour ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri1 hour ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Lajme2 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Lajme3 hours ago

Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Maqedoni4 hours ago

Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

Shqipëri4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

Kosovë5 hours ago

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!

NA NDIQ NË FACEBOOK