Connect with us

Sport

Po shkëlqen me Frankfurt, Andre Silva kërkohet nga Atl.Madrid dhe Wolves!

Publikuar

Andre Silva po përjeton një moment të artë te Eintracht Frankfurt që falë golave të portugezit, plot 17 është ngjitur në zonën Champions në renditje. Për bomberin portugez pati një interesim nga Atletico Madrid në janar që u refuzua menjëherë pasi drejtuesit nuk dëshironin ta dobësonin ekipin në mes të sezonit ndërsa në verë gjërat do të jenë ndryshe. Mësohet se për një ofertë prej 35 milionë euro, Eintracht mund të pranojë largimin e 27-vjeçarit për të cilin është në garë edhe Wolverhampton.