Lajme
Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një person është gjetur i plagosur pak më parë shumë pranë Piramidës në Tiranë.
Kalimtarët kanë pikasur një person të shtrirë në trotuar i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, shkruan A2 CNN.
Personi është transportuar në spital dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Dëshmitarët raportojnë se nuk janë dëgjuar krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator.
.




















