Connect with us

Kosovë

Petkoviq: Rashiq është kali i Trojës së Kurtit

Published

on

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se politikani opozitar serb, Nenad Rashiq, është kali i Trojës së Albin Kurtit.

Deklarata e tij erdhi pas asaj që Rashiq tha se Kurti duhet të dialogojë fillimisht me serbët lokalë të Kosovës për zgjidhjen e mundshme me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Nenad Rashiq është kali i Trojës i Albin Kurtit, sepse ashtu po përpiqet ai që të kufizojë Beogradin zyrtar nga dialogu me Prishtinën dhe të zhvillojnë bisedime ekskluzivisht me përfaqësues serbë të bindur”.

“Kjo është deklarata e fundit e rrezikshme e Rashiqit për mediat e Prishtinës se “Kurti mund të ketë sukses vetëm në dialog me serbët lokalë“, duke aluduar në veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë të gatshëm të shesin besimin e tyre dhe për ta ndihmuar Kurtin të prishë dialogun”.

Po ashtu, Petkoviq në një deklaratë për shtypin serb, ka thënë se kjo përpjekje çon edhe në ndërmarrjen e hapave vendimtarë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com