Connect with us

Kosovë

Peci: LDK-ja mori ndëshkimin e madh për shkak të largimit të Osmanit

Publikuar

më

Kandidati për deputet nga lista “Vetëvendosje – Vjosa”, Faton Peci, ka thënë se dështimi i ish-partisë së tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka ardhur si pasojë e mungesës së demokracisë brenda partisë dhe largimit të nënkryetares Vjosa Osmani nga kjo parti.

Osmani pas largimit nga LDK-ja, edhe pse ishte kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 2019-s, u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje në listë të përbashkët për zgjedhjet e sivjetme. Të dielën, kjo listë mori mbi 47 për qind të votave në një fitore historike, ndërsa LDK-ja mbeti e treta me rreth 13 për qind të votave.

“Është rezultat i dhimbshëm për LDK-në, po aq edhe për njerëz si ne që kemi tentuar për kohë të gjatë të japim kontribut e kemi pasur përpjekje të vazhdueshme që të parandalojmë mundësinë e një rrëshqitjeje të rezultatit, pasi veprimet që ka marrë LDK-ja nga 2014-a e këndej, kemi qenë insistues për reforma në LDK që premtimet të mbahen. Por arroganca, mungesa e demokracisë së brendshme që kulmoi me përjashtimin e personalitetit me më së shumti vota, besoj që ka bë që sot LDK-ja të marrë ndëshkim të madh nga votuesit e saj tradicionalë. Duhet të skuqen ndaj anëtarësisë para pjesëtarëve të LDK-së dhe historisë”, ka thënë ai për krerët e LDK-së.

Peci ka thënë se fituesi e zgjedhjeve të 14 shkurtit s’do të veprojnë me inate pasi të marrin pushtetin. /InfoShqip.com

.

Shqipëri46 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA2 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri7 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme8 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni9 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme10 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK