Connect with us

SKENA

Pas sherrit të turpshëm ja kush largohet nga Përputhen

Publikuar

Pas sherrit të turpshëm që ndodhi mes Erit dhe Dorit djalit të ri në Përputhen është marrë vendimi nëse këto dy do të vazhdojnë tutje.

Produksioni i emisionit Përputhen ka vendosur përjashtimin e të dy konkurrentëve.

Duke vënë theksin se të tilla veprime nuk tolerohen, sidomos duke marrë parasysh faktin se Përputhen është një program ku të rinjtë kërkojnë për të gjetur dashurinë e jetës, moderatorja Bora Zemani tha se skena të tilla janë absolutisht të papranueshme, të patolerueshme dhe të turpshme, prandaj dhe vendimi i produksionit është përjashtimi.

Sherri i cili nisi me një koment banal, dhe është i pajustifikuar, nisi pas një debati në studio me hyrjen e Dorit.

Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vemendje.

Por pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: ca ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK