Connect with us

Sport

Papa protagonist në Rumani, shënon në suksesin e Botosanit ndaj kampionëve të Cluj!

Publikuar

më

Enrico Papa lë sërish shenjë në futbollin rumun.Futbollisti shqiptar shënoi në fitoren 2-1, ndaj të Botosanit ndaj kampionëve të Cluj duke hapur rrugën suksesit të skuadrës së tij në këtē duel shumë të rëndësishëm. Ish-mesfushori i Tiranës mundi të shënojë me kokë, pas një goditje këndi në minutën e 31-të, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1. Gjashtë minuta më pas Papa ishte pranë golit të dytë të tij në këtë ndeshje.

Ai lëshoi një goditje rrafsh me tokën nga jashtë zone dhe goditi shtyllën. Fatmirësisht pranë ishte Mihail Roman, i cili e ktheu sferën drejt portës dhe tundi rrjetën. Ky ishte goli i parë i Papës në këtë sezon në kampionat. Për Botosanin ky ishte suksesi i 3-të rresht fitore që e ngjiti në vendin e 5-të me 33 pikë. Në fitoren ndaj Cluj kishte minuta edhe për shqiptarin tjetër të Botosanit Realdo Fili që hyri në fushë në minutën e 75-të.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK