Connect with us

Sport

Nuk qëndronte dot larg familjes, Henry largohet nga Montreal Impact

Publikuar

Thierry Henry nuk është më trajner i Montreal Impact në MLS. Francezi është larguar nga drejtimi i skuadrës kanadeze për arsye familjare.

“Me zemër të thyer vendosa ta marr këtë vendim. Viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për mua personalisht. Për shkak të pandemisë globale, nuk kam qenë në gjendje të shoh fëmijët e mi. Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve të vendosura dhe faktit që do të duhet të kthehemi në Shtetet e Bashkuara për disa muaj, situata nuk do të jetë ndryshe.

Ndarja është shumë e dhimbshme për mua dhe fëmijët e mi. Prandaj duhet të marr vendimin të kthehem në Londër dhe të largohem nga CF Montreal. Falënderoj tifozët, lojtarët dhe të gjithë drejtuesit e Klubit që më pritën ngrohtësisht…,” – shkruante  ndër të tjera Henry në reagimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK