Sport
Nuk e do as Tottenhami, Bale i mbetet barrë Realit


E ardhmja e Gareh Bale mbetet e panjohur. Lojtari uellsian po ofron një paraqitje shumë të dobët në muajt e tij të parë në huazim (nga Reali) te Tottenhami i Mourinhos. Po bëhet gjithnjë e më shumë më e qartë se Spurs-at nuk nuk do ta zgjasin huazimin përtej asaj që ishte parashikuar me Real Madridin. Sapo të përfundojë sezoni, ai do të duhet të kthehet te klubi “merengues”.
Klubi londinez është i pakënaqur me kontributin që po jep uellsianin, i cili gjithashtu po vuan për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike. Katër golat që ai ka shënuar janë shumë pak për një lojtar i cili pritej të bënte diferencën, për të ndihmuar ekipin e Mourinhos për titullin e Premier League-s.
Te Real Madridi as që duna të dëgjojnë për Bale, i cili është skarcuar praktikisht nga Zinedine Zidane që nga viti 2018. Klubi mbretëror e di që nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta shesë lojtarin lirë, pasi niveli i tij ka rënë kohët e fundit dhe kjo e ka zhvlerësuar shumë çmimin e tij. Paga prej 12 milionë eurosh në sezon është një tjetër pengesë që lojtari të vijojë te kampionët në fuqi të Spanjës, me të cilën ka kontratë deri në qershor 2021. Bale vijon të mbetet një problem i madh për t’u zgjidhur në shtëpinë e Realit.






















