Connect with us

Sport

Njoftimi i FSHF-së, nuk luhet futboll këtë të diel, shkak kushtet e motit

Publikuar

Reshjet e dendura të borës, që kanë pushtuar të gjithë  territorin e vendit, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e aktiviteteve futbollistike. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate të shkurtër, ka njoftuar se pezullohen të gjitha ndeshjet e futbollit, në të gjitha kategoritë, që ishin parashikuar të zhvilloheshin këtë të diel.

Njoftimi i FSHF-së

“Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.”

NA NDIQ NË FACEBOOK