Connect with us

Lajme

Nikollovski: Shumica parlamentare është stabile, Mickoski me kundërpërgjigje: Ku humbën 7 deputetë të shumicës?

Publikuar

Skeretari gjeneral i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Ljupço Nikollovski ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet se shumica parlamentare nuk është stabile.

“Qytetarët kanë dërguar porosi të qartë, shumica parlamentare është stabile”, tha Nikollovski, njofton TV21.

Se shumica parlamentare nuk është stabile, ka deklaruar në vazhdimësi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Këtë ai sot e arsyetoi me mungesë e 7 votave gjatë votimit ndaj interpelancës së zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Ku humbën 7 deputetë të cilët para 6 muajsh e votuan Nikolla Dimitrovin. Mos vallë ata 7 deputetë do të votojnë Qeveri të re apo ndonjë shumicë të re parlamentare”, tha Mickoski.

Madje ai në disa raste ka deklaruar se po punon në shumicë të re parlamentare. Nëse nuk ndodh kjo, ka kërkuar që bashkërisht me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentaret./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK