Connect with us

Lajme

Nënshtetësia, bllokohet Komisioni për gjuhën maqedonase

Publikuar

më

Për rreth një vit, qytetarët që kanë dashur të marrin nënshtetësinë në vendin tonë, kanë qenë të bllokuar. Kjo për faktin prej në fillim të vitit të kaluar, Komisioni i posaçëm në Qeveri për dhënien e testit të gjuhës maqedonase me qëllim marrjen e nënshtetësisë, nuk ka caktuar provime, duke u arsyetuar me masat kundër Covid19. Në pyetje të Alsat, nga Qeveria u përgjigjën se Komisioni është aktiv, por nuk ka mbajtur testet e gjuhës maqedonase, për qytetarët që kërkojnë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të fundit, Komisioni ka mbajtur takim me qytetarë më 6 mars 2020, pak para se të shpallet gjendja e jashtëzakonshëm. Prej atëherë nuk është mbajtur pranim për takime për shkak të krizës me Covid19, grupimet janë të ndaluara, ndërsa duke pasur parasysh atë se intervistat zhvillohen drejtpërdrejtë mes anëtarëve të Komisionit dhe qytetarit i cili kërkon nënshtetësi për së afërmi, është e pamundur të mbahen kontakte fizike me më shumë persona”.

Për më tepër, takimi radhës nuk planifikohet të mbahet për aq kohë sa masat për mbrojtje nga koronavirusi janë në fuqi.

Qytetarët vendosen në listë dhe presin në rend për intervistë, kur do të krijohen kushte pas situatës me krizën me Covid19, e kur do të ndalojnë të vlejnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, për grupimet, atëherë Komisioni përsëri do të fillojë të mbajë seanca për intervista.

Nga Komisioni thonë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë tjetër, pasi që kandidatët në intervistë patjetër të jenë të pranishëm fizikisht. Nga ana tjetër, Alsat mëson se periudhën e fundit është shtuar edhe intensiteti i shqyrtimit të kërkesave për nënshtetësi, në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Nga kjo Agjenci thanë për Alsat se intensitetin e kanë rritur që vitin e kaluar ku janë shqyrtuar dhjetëra mijëra kërkesa, krahasuar me vite më parë, kur brenda vitit nuk janë shqyrtuar më shumë se tre mijë kërkesa.

.

Lajme39 minutes ago

VLEN i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Miratuat tre ligje për gjuhën shqipe, por asnjëri nuk e zgjidhi çështjen

Lajme48 minutes ago

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet

Shqipëri2 hours ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA3 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme4 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri6 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme7 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri8 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme9 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni10 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri11 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni12 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

NA NDIQ NË FACEBOOK