Connect with us

Shëndetësi

Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori

Publikuar

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

“Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi. Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit”, njofton Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

The post Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK