Lajme
Në koalicion me Topallin?/ Rudina Hajdari thotë se është…

Që nga momenti që deputetja Rudina Hajdari, krijoi partinë e saj, një lumë sulmesh janë drejtuar nga disa personazhe të opozitës.
Kjo pasi Hajdari ka deklaruar se nuk do të lidhë koalicion me Lulzim Bashën, por gjithashtu ka thënë se nuk do të mbështesë as Edi Ramën.
Ajo ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit, ndërsa për këtë është pyetur edhe mbrëmjen e sotme, por është shprehur e pavendosur.
“Ende s’e kam parë programin e Topallit, në momentin që do e shikoj do kem një përgjigje“, theksoi deputetja në Report Tv./ CNA.al



















