Connect with us

Lajme

Në Itali vazhdojnë konsultimet për krijimin e qeverisë së re, Draghi takohet me Partinë Lidhja

Publikuar

Ish guvernatori i Bankës Italiane dhe ish guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, është personi i ngarkuar nga presidenti italian, Sergio Mattarella për krijimin e ekzekutivit të ri, e që prej dy ditësh vazhdon të zhvilloj takime me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike me qëllim identifikimin e kushteve për një mazhorancë politike qeverisëse.

Gjatë ditës së sotme ai do të takohet më grupin parlamentar të dhomës së deputetëve dhe të senatit të Partisë Lidhja, drejtuar nga lideri i saj Matteo Salvini, si dhe me grupin parlamentar të Lëvizjes 5 Yje e me liderin e saj historik Beppe Grillo.

Një ditë më parë Mario Draghi është takuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët përmes drejtuesit të saj, Nicola Zingaretti kanë konfirmuar mbështetjen e plotë të figurës së tij si kryeministër i ardhshëm i Italisë.

Po ashtu dhe Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit, përmes ish kryetarit të parlamentit evropian, Antonio Tajani ka konfirmuar besimin e tyre tek figura e Mario Draghit si personi i duhur për të drejtuar vendin në këtë moment historik të një emergjence shëndetësore, ekonomike e sociale.

Ajo është shprehur pozitivisht e me një mbështetje të plotë ndaj një qeverie me kryeministër Mario Draghin, ish kryeministri Matteo Renzi me forcën e tij politike Italia Viva. Ndërsa është shprehur kundër krijimit të një qeverie institucionale Partia Fratelli D’Italia, me liderin e saj Georgia Meloni.

Pas përfundimit të takimeve me të gjitha grupet politike, Mario Draghi do të referoj tek Presidenti Mattarella konkluzionet e tij, me vendimin e heqjes së rezervës e pranimin o jo të detyrës si Kryeministri i ri i Italisë.

Kriza qeverisëse në Itali u hap pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte, provokuar nga largimi nga koalicioni qeverisës i partisë Italia Viva e tërheqjes së dy ministrave të saj. Itali prej një viti po përballet me një krizë shëndetësore të pandemisë globale që deri më sot ka shkaktuar në vend mbi 90 mijë viktima e me pasojat e një krize sociale e ekonomike.

Kjo emergjencë në të cilën ndodhet vendi, detyroj Presidentin e Republikës Sergio Mattarella të vendos krijimin e një qeverie institucionale.

.

Shqipëri1 minute ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme1 hour ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

NA NDIQ NË FACEBOOK