Religjion
Ndëron jetë dijatari i njohur turk i fesë islame

Sot ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare dijetari turk Muhamed Emin Serraxhi i cili ishte dijetari më i vjetër në moshë dhe nga më të mëdhenjtë në dituri në mbarë Turqinë.
Librin e shenjtë Kuranin e kishte mësuar përmendësh që në moshën 6 vjecare. I përket brezit të vjetër dhe ka arritur të marrë mësim prej dijetarëve të vjetër në Egjipt dhe prej tyre nga vetë Muhamed Zahid Keutheriu i cili kishte emigruar prej kohësh në Egjipt.
Përveç fikhut hanefi ishte i specializuar në hadith dhe tefsir. Konsiderohet nga muhadithinët e parë dhe të pakët të epokës së turqisë laike. E kam njohur shejhun personalisht nga afër dhe mes të tjerash vura re se kishte respekt të vecantë për shejhun tonë dhe muhadithin e shquar Abdul Kadir Arnautin të cilin e çmonte shumë për dijen e tij.





















