Bota
NATO vlerëson komandot e këmbësorisë së Turqisë

Komanda Tokësore e Aleancës së NATO-s vlerësoi dje komandot e këmbësorisë së Turqisë. “Komandot e Këmbësorisë, ose siç njihen me emrin e tyre të njohur në Turqi ‘Beretat e Kaltra’, janë njësiti i shquar i këmbësorisë së aleatëve tanë turqë”, u shpreh komanda e NATO-s në Twitter.
Komanda me selinë e saj në provincën lindore Izmir të Turqisë është përgjegjëse për të mundësuar efektivitetin dhe ndërveprimin e aleancës në luftën e saj tokësore.
“Ata janë të specializuar në kryerjen e operacioneve antiterroriste, të sigurisë së kufirit dhe operacioneve të dominimit në terren“, shtoi komanda e NATO-s.
.
