Connect with us

Sport

Napoli-Atalanta premton spektakël, në aksion City dhe Liverpooli

Publikuar

E mërkurë emocionuese në SuperSport, falë sfidave nga tri kompeticione elitave europiane, ku spikat pa dyshim përplasja mes Napolit dhe Atalantës në Kupën e Italisë. Bëhet fjalë për sfidën e parë gjysmëfinale, që do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”, në orë 20:45, mes dy skuadrave që luajnë futboll të bukur dhe japin spektakël në fushën e blertë.

Në fakt, ambienti në kampin napolitan është tronditur ditët e fundit marrëdhëniet e tensionuara mes drejtuesve më të lartë dhe trajnerit Gattuso, të cilit i qëndron mbi kokë hija e Rafa Benitezit apo e trajnerëve të tjerë. Në rast dështimi. De Laurentiis vështirë t’i japë më kohë trajnerit kalabrez.

Nga Premier League, Supersporti transmeton për abonentët e tij dy takime, Burnley – Man. City, në orën 19:00, dhe Liverpool – Brighton, në orën 21:15. Skuadra e Pep Guardiolës, e cila kryeson Premier League-n me golaverazh më të mirë se Manchester United (nga 44 pikë), synon të rikthejë diferencën prej tri pikësh me “Djajtë e Kuq”. Duhet theksuar së Citizens momentalisht kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivalët ndërqytetas.

Kampionët në fuqi të Liverpoolit, të cilët presin në “Anfield” Brightonin, nuk mund t’ia lejojnë vetës hapin e gabuar në shtëpi, pasi çdo pikë e lënë do t’u kushtonte shtrenjtë në fund të sezonit.

Nga kampionati francez, sfida e parë është ajo e orës 19:00 mes Bordeaux dhe Lille, ndërsa në 21:00 PSG pret Nimes.