Connect with us

RAMAZANI

Namazi duhet të na ndryshoj për të mirë

Published

on

Nëse do të jesh i përulur në namaz, nëse zemra, mendja, shpirti dhe vetëdija jote do të jenë  të lidhura me Zotin, atëherë do ta ndjesh ëmbëlsinë e namazit dhe vlerën e të qenurit para Allahut të Madhërishëm.

Një namaz i tillë patjetër tët ndryshoj. Pas një namazi të tillë duhet të ndjehesh më mirë, ndërsa shoqëria rreth teje një përmirësim dhe një ndryshim të tillë patjetër do ta ndjej.

Nëse namazi nuk e përmirëson gjendjen tënde shpirtërore, atëherë dije se namazi yt është formal dhe lodhje.

Mos u habit se nuk të kujtohet sureja që e lexove,  nuk e di sa  rekate fale dhe në cilin rekate je, e gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së përulësisë në namaz. Fakt është se askush  nga ne nuk është melaqe. Secilit mund t’i ndodh që të gaboj në namaz apo të humbe mendjen, por me përulje të sinqertë këto lëshime mund të zvogëlohen. Ndërsa qëllimi kryesorë i namazit është afrimi me Allahun dhe përmirësimi i karakterit dhe sjelljes sonë. Ai që i afrohet me sinqeritet Zotit në namaz, ai do të përmirësoj edhe gjendjen shpirtërore të tij.

“Namazi, me të vërtetë, të largon nga të irituarat dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” (El-Ankebut, 45).

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com