Connect with us

Kosovë

MPJ: Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi

Publikuar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme ruse e cila i konsideron partitë shqiptare si nacionaliste.

MPJD përmes një komunikate për media konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.

Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj. Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës. Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND” thotë MPJD..

Më tutje thuhet se për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar.

Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake news” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në reagim.

MPJD tutje thotë se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar.

Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë. Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore”.

Sipas MPJD-së, pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, “mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon

.

Lajme4 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni46 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK