Connect with us

Lajme

Mijallkovi dërgohet në burgun e Shutkës

Publikuar

Këshilli i gjykatës ka sjellë vendim, që i dënuari në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov të shkojë në paraburgim.

Kësisoj, Mijallkovit i shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe vuajtjen e dënimit do ta presë në paraburgim në burgun e Shutkës, transmeton TV21.

Mijallkovi u dënua me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa” dhe masa e paraburgimit u kërkua, që të sigurohet deri në vuajtjen e dënimit, pasi ka dyshime se mund të arratiset.

Gjatë ditëve paraprake ky rast u shndërrua në dramë, pasi që u dyshua se Mijallkov është arratisur, ngaqë për 3 ditë nuk arriti të kapet nga organet e rendit. Por, ai u paraqit ditën e martë vetë në Prokurori që ta tërheq vendimin për masën e sigurisë, arrestin shtëpiak./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK