Connect with us

Lajme

Mickoski për iniciativën për ndryshime: “Ata janë shërbëtorë të Zaevit, Kongres do të ketë, por do jetë i rregullt”

Publikuar

Nuk do të ketë Kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së. Për hapat e ardhshëm të partisë do të vendoset në nëntor pas Kongresit të rregullt që mbahet në çdo katër vjet. Kështu u përgjigj lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi Bordi Iniciues për Ndryshime paralajmëroi Kongresin e 17-të më 28 mars. Sipas Mickoskit, këta njerëz janë shërbëtorë të Zoran Zaevit.

Anëtarë të Këshillit Iniciues për kongres janë ish-kryetari i Dojranit, Borçe Stamov, ish-kryetari i Butelit, Petre Llatinovski, i Aerodromit, Ivica Konevski, pastaj Filip Petrovski, si dhe disa anëtarë të tjerë të partisë opozitare. Më me siguri mbështetje do të japë edhe kryetari aktual i Kavadarit, Mitko Jançev, i cili në vitin 2018 ishte përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

NA NDIQ NË FACEBOOK