Connect with us

Lajme

Merret në pyetje i riu shqiptar nga Kondova, vetëm pse bëri shaka me kryeministrin

Publikuar

Adil Bakiu një i ri shqiptar nga Kondova e Shkupit, që vendosi të bëjë shaka duke e blerë domainin vaksajns.mk është marrë në pyetje në Policinë e Karposhit. Qëllimi i blerjes së domainit nga Bakiu ka qënë sa për të bërë satirë me mënyrën se si Zoran Zaev e shqiptonte në gjuhën angleze fjalën “vaccines” (vaksina).

Por kjo siç duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit dhe strukturave të shtetit, të cilët pa kaluar as një ditë e plotë, e kanë ftuar Adil Bakiun në polici dhe e kanë marrë në pyetje.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Bakiu në rrjetin social facebook, përcjell in7.

Bakiu ka ironizuar me policinë duke thënë se atë e gjetën për disa orë, ndërsa rastin me materialet inkriminuese të vajzave nga Strumica nuk mundi as për dy vite ta zbardhë.

Adil Bakiu është ekspert i Teknilogjisë Informative dhe drejton një kompani private të tijën në fushë e IT’së./in7.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK