Kosovë
Media zvicerane mahnitet nga vullneti i shqiptarëve të Kosovës – Reportazh për mërgimtarët që vijnë për të votuar në Kosovë

Një reportazh i televizionit zviceran SRF News, vë në pah habinë e tyre, por njëkohësisht mahnitjen me popullin shqiptar të Kosovës. Me tupana, këngë e valle, mijëra mërgimtarë nga Zvicra janë nisur drejt Kosovës për të votuar nesër, të dielën e 14 shkurtit. Të intervistuarit e SRF News janë kryesisht përkrahës të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, ndërsa në sqarimet e tyre për median zvicerane thuhet se kanë marrë rrugën drejt Kosovës pasi që KQZ’ja ua ka refuzuar votimin me postë, përcjell in7.
Në sqarimin e SRF thuhet se këta qytetetarë të Kosovës janë të vendosur që largojnë koггupsionin nga shteti i Kosovës dhe se pikërisht dashuria për vendin dhe shtetin e tyre, nuk i pengon këta burra e gra që të marrin rrugën nga larg dhe të shkojnë atje vetëm për të votuar dhe ta sjellin ndryshimin.
Gjithashtu në reportazh shfaqet edhe një mini intervistë e Albin Kurtit, kandidat për kryeministër në Republikën e Kosovës dhe deklarata nga disa nga mërgimtarët. Për më shumë shikoni videon më poshtë, në gjuhën gjermane./in7.tv/




















