Connect with us

Lajme

Mbyllen shkollat në Shqipëri, javën e ardhshme kalojnë online

Publikuar

Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të kalojnë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Njoftimi erdhi nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila shton se po punohet për të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale kushi thekson se ky vendim erdhi për shkak të rënies së theksuar të temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës në pjesën më të madhe të territorit.

“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, shkruan ministrja./A2/

.

Maqedoni6 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri36 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport55 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK