Lajme
Maqedoni/ 350 raste të reja, 266 të shëruar dhe 20 të vdekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave nga Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 2291 testime ndërsa janë regjistruar 350 raste të reja.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 266 pacientë të shëruar.
20 persona kanë humbur jetën, ndërsa prej këtyre, gjashtë në 24 orët e fundit, ndërsa 14 nga Klinika e Zhan Mitrevit nga periudha 04-01/2021-30-01/ 2021, shkruan TV Shenja.
Nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë evidentuar 93 510 raste, janë shëruar 82 786 persona, ndërsa e kanë humbur jetën 2.893 persona. Numri i rasteve aktive është 7.831.
















