Connect with us

Lajme

Lista e kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha mbledh sot pasdite në seli aleatët për vendimin final

Publikuar

TIRANE- Partia Demokratike nuk do të lejë jashtë koalicionit opozitar asnjë nga aleatët. Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të takojë pasditen e sotme aleatët e vegjël për të marrë një vendim se ku do të shpërndahen sipas qarqeve bashkëpunëtorët e Bashës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mund të kandidojë në Korçë por asgjë nuk është zyrtare.

Lulzim Basha ka afat deri më 24 shkurt 2021 për të regjistruar në KQZ listën me emrat që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

NA NDIQ NË FACEBOOK