Lajme
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Boiken Abazin si kandidat për deputet në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka e zyrtarizuar kandidaturën e parë për zgjedhjet e 25 prillit.
Boiken Abazin do të kandidojë si deputet në zgjedhjet që do të mbahen atje.
Ai do të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Përveç, Boiken Abazit, LVV pritet të ketë kandidatë edhe në dy kandidatë.
“Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit”, thuhet në njoftimin e LVV-së, Qendra në Shqipëri.
.




















