Sport
Leizpig skuadra anti-Bayern, Dortmundi pa “busull”!


Skuadra anti Bayern në këtë sezon të Bundesligas është vetëm Leipzig. Formacioni i Julian Nagelsmann, triumfoi lehtësisht me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Schakes së vendit të fundit duke e ngushtuar në 7 pikë diferencën me Bayernin kryesues. Golat për Leipzig u realizuan nga Mukiele, Sabitzer dhe Orban. Vijon rënia e lirë për Borussian e Dortmundit që pësoi humbjen e 8-të sezonale pasi u mposht në transfertën ndaj Freiburg me rezultatin 2-1. Goli i talentit 16-vjeçar Moukoko nuk u mjaftoi verdhezinjëve për të evituar këtë disfatë të radhës në kampionat me zonën Champions që tashmë po bëhet një mision i vështirë për Dortmundin. Pas dy humbjeve rresht u rikthye te suksesi Bayer Leverkusen që mposhti në BayArena me rezultatin e thellë 5-2 Shtuttgart në një ndeshje ku shkëlqeu mesfushori Kerem Demirbay me një dygolësh. Vazhdoi ecurinë pozitive edhe Ëolfsburg që mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në transfertën ndaj Augsburg me rezultatin 0-2 duke ruajtur vendin e 3-të në renditje tashmë me 38 pikë.






















