Shëndetësi
Largohet tumori 15 kilogramësh (VIDEO)

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh (i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë) kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.
Pacientit të moshës 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kilogramë në vendin e ngjitjes së zorrëve, përgjatë murit të barkut.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve.





















