Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Mijallkov gjendet në Maqedoni (VIDEO)

Sasho Mijallkov gjendet në Maqedoni. Ai para hyjres në Prokurori theksoi se këto ditë ka qenë në vend por ka qenë i izoluar për shkak të disa simptomave të virusit Covid19.
Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov gjendet në Maqedoni. Përmes një deklarate ekskluzive që ka sigurar 24TV, Mijallkov para disa minutash është paraqitur në Prokuori për të marrë vendimin për paraburgim shtëpiak, përcjell Zyrtare.net
Ai para hyjres në Prokurori theksoi se këto ditë ka qenë në vend por ka qenë i izoluar për shkak të disa simptomave të virusit Covid19.
Ai përsëriti se nuk do të largohet nga vendi.
Dorëzimin e Mijallkovit e njofoti edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ai theksoi që rezultati ka arritur pas 40 orëve aktivitete.
Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, është arratisur të dielën, pak para se gjykata ta shpallë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” . Ai akuzohet se ka kryer përgjimin masiv në RMV në mënyrë të paligjshme./Zyrtare.net/















