Lajme
Arrest shtëpiak për Mijallkov, Policia po e kërkon në shtëpinë e tij

Gjykata ka vendosur që me kërkesë të Prokurorisë që si masë të re kujdesi ti shqiptoj arrest shtëpiak ish shefit e DSK-së, Sasho Mijalkov. Siç shkruan Fokus.mk, pas këtij vendimi policia po e kërkon Mijallkov po ky i fundit nuk ka qenë në shtëpinë e tij në Vodno.
Raportohet se policia gjithashtu e ka kërkuar atë edhe në hotelin e tij Marriott, por as edhe aty nuk ka mundur ta gjej, transmeton Zyrtare.net
Jozyrtarisht mësohet se, Ministria e Brendshme po shqyrton lëshimin e një urdhrër arresti ndërkombëtarë.
Me kërkesë të prokurorisë në lëndën Target-Fortesa, gjykata vendosi që masat e mëparshme të kujdesit tia zavendësoj me arrest shtëpiak ish kreut të DSK-së, Mijallkov./Zyrtare.net















