Connect with us

Kosovë

Lajcak porosi Kurtit: Dialogu duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme

Publikuar

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke thënë se arritja e saj për BE-në është shumë e mundshme. Në një prononcim për mediat në Serbi ai është shprehur se një normalizim i raporteve mes dy shteteve është në interes të tërë regjionit e po ashtu edhe BE-së.

Është në interesin e tyre, në interesin e regjionit, dhe, në interesin e BE-së po ashtu”, ka thënë Lajçak.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai është shprehur se SHBA-të dhe Ballkani Perëndimor kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, posaçërisht në çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, ai thotë se është duke bashkëpunuar me “kolegët” e tij amerikanë për hartimin e një strategjie për dialogun.

Bashkëpunimi ka sjellur rezultate të mira viteve të fundit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të koordinuara”, thotë emisari i BE-së.

Ai ka edhe një mesazh për qeverinë e re që do të formohet në Kosovë, duke thënë se dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur aty ku ka mbetur.

Mesazhi i BE-së është i qartë: Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun ku e kemi lënë në dhjetor, sa më shpejt që qeveria e re në Kosovë të formohet. Jam gati po ashtu ta vizitoj regjionin dhe të takohem me negociatorët sa më parë që kushtet e lejojnë këtë.

BE-së e ka thënë qartë se s’ka formë tjetër pos dialogut në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë . Po ashtu, vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Lajçak. Kjo deklaratë e Lajçak vjen pas deklarimeve të liderit të partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti se nuk e ka në prioritet dialogun.

.

Kosovë42 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni46 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni52 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK