Lajme
Kush provokoi i pari? – Dalin pamjet kur policët gjuanin me gurë fshehurazi

Shtatë policë janë lënduar gjatë protestës së sotme për rastin “Monstra”, ndërsa 8 protestues u arrestuan.
Dhunën në protestë e kishte dënuar më herët edhe Sindikata e Policisë duke thënë se dënon ashpër sulmet e sotme ndaj pjesëtarëve të policisë dhe u bën thirrje institucioneve të marrin të gjitha masat për ndjekjen e duhur penale të autorëve.
Por, MPB do të duhet të hetojë sjelljen e policit i cili kishte kapur një gurë në rrugë gjatë qëndrimit në kordon dhe shënjestroi protestuesit.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga media të ndryshme





















