Kosovë
Kurti: U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum, nuk do të hakmerrem ndaj askujt

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është drejtuar mbështetësve me një fjalim.
Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.
“Ky referendum për drejtësi e punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i LVV-së ka falënderuar aktivistët dhe komisionarët për menaxhimin e mirë të procesit zgjedhor.
Ai ka falënderuar në veçanti edhe diasporën të cilët kanë ardhur për të votuar.
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LVV-së ka falënderuar edhe oponentët politikë për garë fer.
“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi”, tha ndër të tjera Albin Kurti.





















