Connect with us

Kosovë

Kryetari i ‘Plisave’ plagoset në Prishtinë, detajet i jep Policia

Publikuar

Sot rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një person nga këto të shtëna me armë zjarri dhe ai është Rinor Grajçevci, kryetari i tifo-grupit të Prishtinës i cili tashmë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK