Connect with us

Kosovë

Kosova së shpejti si Norvegjia – Albin Kurti jep deklaratën e shumëpritur

Publikuar

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka të gatshëm planin madhor e human që të themelojë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për shtetasit e Kosovës, shkruan MekuliPress.com

Politikat humane do të jenë prioritet i Qeverisë Kurti II, ku në theks të vecantë do të jenë pasyrë dhe model, shtetet skandinave, konkretisht Norvgjia, nënvizon MekuliPress.

Kurti në Twitter ka shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK