Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 17 të vdekur dhe 1153 raste të reja

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit ku bën me dije se nga 3975 testime të kryera, në 24 orët e fundit, 1153 prej tyre rezultuan pozitive.

17 persona të tjerë humbën jetën gjatë ditës së fundit, ndërsa 928 u shëruan.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull”.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1153

Të shëruar në 24 orë 928

Të shtruar në spitale 606

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 3975

Testime totale 436,477

Raste pozitive 99,062

Raste të shëruara 62,533

Raste Aktive 34,876

Humbje jete 1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21256

Fier 2883

Durrës 1804

Vlorë 1771

Shkodër 1440

Elbasan 1086

Korçë 1000

Lezhë 999

Berat 974

Gjirokastër 903

Kukës 399

Dibër 361

.